Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mbrëmë u plagosën dy persona, njëri në gjendje më të rëndë

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në fshatin Kryshec të Pejës.

Mbi artikull

Të plagosurit janë dërguar fillimisht për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, derisa njëri nga ta më pas është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë Fadil Gashi.

Gashi tha se policia ka arritur që ta arrestojë personin e dyshuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai theksoi se është konfiskuar edhe arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë.