Mbreti Charles III, pas kurorëzimit ka vendosur të bëjë disa ndryshime në Buckingham Palace për shkak të krizës së vazhdueshme të kostos së jetesës.
Është zbuluar se Mbreti, i cili u kurorëzua së bashku me Mbretëreshën Camila në fillim të këtij muaji, ka vendosur të ulë temperaturën në pishinën e pallatit.
Sipas The Sunday Times, stafi mbretëror zbuloi se termostati është ulur dhe temperatura e ujit ka rënë.
Gjatë 80 viteve të fundit, pothuajse çdo anëtar i familjes mbretërore ka mësuar të notojë në pishinën e Pallatit Buckingham.