Aktivistet e njohura, motrat Arta dhe Zana Avdiu, kanë reaguar ndaj profesorit Blerim Latifi, pasi ky i fundit në një shkrim në Facebook, kritikoi ish-presidenten Jahjaga për ndërhyrjet estetike.
“Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi. Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike”, shkruan profesor Latifi.
Aktivistja Zana Avdiu, thotë se “tani një burrë po i tregon një gruaje qysh me u dokë”
“Kur nje burre don me i tregu nje gruaje edhe qysh mu dokte. Nje gruaje, nje aktivisteje e cila ka ba mas shumti per drejtat e grave e poziten e tyne ne kete shoqni. Deri sa e lexova regimin e Blerim Latifit, qe e mesojke Atifeten cka eshte barazia gjinore, mu kujtu rasti i Rebecca Solnit, kur nje burre ia spjegon libren e saj. I njejti vetebesim, e njejta sjellje eshte e Blerimit ndaj ish Presidentes. Edhe qysh eshte barazia gjinore e qysh me luftu, po doni me na e mesu a? Ec bre!”, shkruan Zana, derisa motra e saj Arta shkruan:
“Atifete Jahjaga ka qene nje presidente shume e mire. Ndersa si aktiviste eshte per cdo lavdate.
Nuk eshte aspak pune e burrave te tregojne se si duhet te duken grate. Aq me pak nje aktiviste per te drejtat e grave.
Shahen e kritikohen Igballe Rugova dhe Melihate Termkolli per dukjen dhe stilitin e tyre. Me te njejten mase sulmohen grate qe kane nje stil dhe dukje ekstravagante.
Ne fakt, ne shoqeri patriarkale, grate duhet te jene te bukura por jo shume te bukura se tani fillojne sulmet e lincimet.
Ne nje shoqeri te lire, te barabarte, grate nuk i meson kerkush se qysh duhet te doken, ato e dijne vete.
Mediat dhe profesoret eshte mire ta vleresojne punen e ish-presidentes dhe jo dukjes se saj!”