Pse të mbrohen vlerat e UCK-së? Pse ato të vihen nën rezoluta të kuvendit?
Nuk ka nevojë të bëhet diçka e tillë, sepse UÇK i ka vlerat e veta historike, të cilat janë vula e historisë së Kosovës e që direkt lidhet me shtetin e Republikës së Kosovës.
Nëse duhet thënë më saktë, UÇK është preambula e historisë së shtetit të Kosovës.
Hapja e një kapitulli të speciales për arrestimin e krerëve të UÇK-ës është fushatë serbo-ruse dhe qëllimi i kësaj fushate dihet-denigrimi i UÇK-ës prej të cilës doli shteti i Republikës së Kosovës. Në fakt UÇK mbrojti popullin nga shfarosja e Serbisë. Serbia më 1998 -99, përveç policisë dhe ushtrisë së Korpusit të Nishit, solli edhe forca çetnike dhe paramilitare, të cilat vepruan me një protokoll zyrtar me ushtrinë ,policinë dhe shtetin e Serbisë për ta shfarosur popullin shqiptar të Kosovës.
Erdhën forcat e çetnikut Voisllav Sheshel që u lirua nga Haga. Erdhën forcat e Zhelko Razhnjatoviq – Arkanit, që u vra në Beograd nga bandat e shtetit mafioz, por që e masakroi Gallapin.Erdhën paramilitarë, që ishin në vuajtje të dënimeve nëpër Serbi si çetnikë të droguar që u lanë të lirë të bëjnë çka të duan në popullatën e pambrojtur shqiptare.
Të gjitha këto i din Haga dhe bashkësia ndërkombëtare. I di BE dhe SHBA, tê cilat e ndihmuan Kosovën me ndërhyrjen e NATO-s, bombardimeve 72 ditëshe ndaj Serbisë. Ne e dimë kush ka qenë UÇK – ja , të cilës i kemi brohoritur nëpër protesta e tubime nacionale kundër dhunës dhe represionit të Serbisë në Kosovë.
UCK, nuk mbrohet me rezoluta.Sa e sa ligje e sa e sa është folur për UCK-në në Kosovë. UÇK duhet të mbrohet nga vetë populli, por mjerisht vlerat e UÇK-së po nëpërkëmben pikë së pari tek ne, aty ku dhe lindi UÇK-ja.
Kemi pas sa e sa deklarata të këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit kundër këtyre vlerave dhe Albini e ka liruar nga detyra, vetëm në momentin kur militantët e tij ia vënë duartë në fyt . Dhe, Kurti nuk tha që po e shkarkoj, por e lavdëroi këshillëtarin e tij për njeri të mençur. Pastaj, siç po thuhet në burime mjaftë mirë të informuara e që e përmendi edhe vet Bekim Haxhiu “Kamishi” në parlament duke iu drejtuar LVV-së, shumë deklarata nga kjo parti janë bërë kundër UÇK-ës dhe kjo mbetet të shihet. Kamishi e tha tutje, se këto deklarata kundër UÇK-ës janë paguar privatisht.
Pastaj, ka deklarata të deponuara nga anëtarësia e LDK-ës kundër UÇK-ës dhe këto dihen kaherë. Ka deklarime të ndryshme nga ish familjarët e të vrarëve apo të humburve gjatë luftës, për cka duhet të pajtohemi, se ata duan ta dinë, se cka ka ndodhur me fatin e familjarëve të tyre.
Ne kemi në Kosovë një terren në të cilin është sulmuar vazhdimisht UÇK dhe janë atakuar pamëshirshëm krerët e saj dhe sot në parlament po duan të bëjnë rezolutë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-ës. Kjo rezolutë e ka një të mirë pas vetes:Vetëm atë se kush do i çonte gishtat pro mbrojtjes së UÇK-ës , sepse ka edhe shumë të tillë që i bishtërojnë kësaj rezolute.
Duhet ta themi më në fund, se përveç Serbisë dhe Rusisë që inicuan këtë nismë që pastaj ia paguan Dik Martit ta inicojë në Parlamentin Evropian, brenda Kosovës ka deklarata e deklarata që shkojnë në po atë mullirin e Serbisë ,kur është në pyetje dënimi i UÇK-ës. Por, ne e dimë se gjendja më 1999 nuk ka qenë kjo që është sot. E dimë të gjithë se cfarë ka kaluar Kosova në luftë me Serbinë për ta cliruar vendin.
Sot, dikush dhe shumëkush po gjen shumëçka kundër UÇK-ës duke trilluar konspiracione anti UÇK në publik dhe në parlament e nëpër foltore të djajve.
E kanë harruar pra vitin 1999, e kanë harruar luftën, i kanë harruar dëshmorët ,deportimet, vrasjet dhe masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë.Të tillët sot janë çuar me deklarta private ,sekrete e publike kundër UÇK-ëd për ta dërguar në Hagë kreun e UÇK-ës. Ata nuk janë trashëgimtarët e Ibrahim Rugovës,sepse presidenti Rugova, e bëri mbrojtjen më të dinjitetshme të UÇK-ës në Hagë, para Millosheviqit, duke e thënë aty publikisht , se UÇK doli nga populli dhe i shërbeu popullit .
Ajo mbrojte e UÇK-ës nga vetë Dr.Ibrahim Rugova në Hagë, tregon, se ai ishte në rregull për sa i përket krahut të luftës në Kosovë, por dikush prej këtyre që po e quajnë veten pasardhës politik të Rugovës, nuk janë të tillë, përdesisa plasojnë nëpër Hagë e privatisht deklarata kundër UÇK-ës. Safet Krivaca / Kosovarja /