Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mbulohen nga bora tri vendet më atraktive në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Në Brezovicë, Bogë dhe Brod të Dragashit, ka rënë sasi e madhe e borës gjatë natës dhe banorët atje sot janë zgjuar me ‘petkun e bardhë’ të borës

Të mërkurën në Kosovë do të ketë vranësira dhe intervale me diell, por se nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin në 4 gradë Celsius e 6 gradë Celsius, e maksimalet shkojnë deri në 10 gradë Celsius e 12 gradë Celsius.

Ndërkaq meteorologët kanë paralajmëruar borë edhe në viset malore. Ashtu siç është paralajmëruar edhe ka ndodhur, pasi që në viset malore ka rënë gjatë natës borë.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas pamjeve të shkëputura nga SlowTV, shihet se në Brezovicë, Bogë dhe Brod të Dragashit, ka rënë sasi e madhe e borës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]