fbpx

Mbyllet rruga ku ndodhi aksidenti i rëndë, krijohen kolona kilometërshe

nga Revista Kosovarja

Aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Prishtinë – Podujevë, ka krijuar kolona të gjata.

Rraportohet që nga mëngjesi për aksidentin zinxhiror në të cilin u përfshinë dhjetëra makina e kamionë.

Ky aksident ka ndodhur në autostradën që ndodhet në Fushë Kosovë e që e lidh Prishtinën me Podujevë.

Kolonat kilometërshe, janë vërejtur edhe në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Nga policia kanë konfirmuar se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.

“Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]