Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

MC Kresha: Kam humbur shumë para sepse…

nga Revista Kosovarja

Reperi i mirënjohur MC Kresha ku folur për frymëzimin e krijimtarisë së tij, si dhe për prapaskenat e industrisë muzikore.

Mbi artikull

Këngëtari tha se frymëzimin për krijimtarinë e tij muzikore e gjen te jeta e përditshme.

Më tej ai shprehu se industria i ka kërkuar shumë herë të bëhet diçka që ai nuk është dhe shtoi se shpesh ka humbur shumë para vetëm që të mos bëjë kompromis me idealet e tij artistike.

Pjesë nga biseda:

Moneytizer Paragrafi 4

Nga vjen inspirimi yt për krijimtarinë tënde artistike?

MC Kresha: Inspirimi varion. Nuk mund të them që e gjej te diçka e veçantë apo specifike. Besoj që në jetën e përditshme dhe mbledhjen e shumë ndjenjave që më japin një shkëndijë për shkrim.

A ka tentuar ndonjëherë industria të të kthejë në diçka që nuk je?

MC Kresha: Industria të kërkon gjithmonë të bësh gjithçka që ti nuk je. Nganjëherë kam bërë kompromis dhe ndonjëherë duke mos i’ua dëgjuar fjalën, ndonjëherë edhe duke humbur para.

A je penduar ndonjëherë për ato para që ke humbur?

MC Kresha: Nuk pendohem për tamël të derdhun. Nuk ka qenë e shkruajtur që ata para të vijnë te unë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]