Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Më 16 shkurt, ora e parë mësimore në Prishtinë i kushtohet UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 16 shkurt, ora e parë mësimore do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbi artikull

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se si komunë, e kanë obligim institucional dhe moral të kultivojnë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet e vendit, transmeton Klankosova.tv.

“Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”, ka shkruar ai.

Këtë kërkesë, Ramës ia drejtuan këtë të mërkurë Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Kryeqytet.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]