Gjendja e shqiptarëve në veri sa vjen e rëndohet nga politika, vendimi për futjen e Mitrovicës së Veriut në karantinë atyre ja u ka rënduar edhe ditët e zakonshme për tu furnizuar me ushqim e për të marrë trajtime mjekësore.
InDoks për gjendjen e banorëve të fshtarave të banuar me shqiptarë në Komunën e Zveçanit, ka folur më Ilir Boletinin, banor i fshatit me shumicë të shqiptarëve.
Ai ka thënë përveç se nuk janë vizituar nga përfaqësuesit e Qeverisë në detyrë, banorët e fshatrave me shumicë shqiptare kanë nevojë për ushqim dhe barna. Boletini i ka bërë thirrje qeverisë që t’iu dal në ndihmë.
“Ne nuk i rrezikojmë Komunën e Zveçanit, nuk kemi arsye të shkojmë do të thotë e shfrytezojmë rrugën tjetër për të shkuar në fillim të qytetit të Mitrovicës së Jugut, tash janë Policia që 6 ditë na jemi në karantinë po kjo gjendje po me duket e ngutshme pa marrë parasysh se kush e ka vendos. Në këto fshatra nuk ka asnjë person të prekur, kemi njerëz që kanë nevojë në kushte normale, shumica me nevoja sociale, kjo gjendje ka ndikuar negativisht tek këto tri fshatra”, ka thënë Boletini.
Po ashtu ky qytetar ka treguar edhe për gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale të disa familjeve atje.
“Nuk ka pas në këto tri fshatra naj takim me përfaqësusesit e Qeverisë apo më dikë tjetër. Për momentin ka gjëra ushqimore, pasi kur është lajmëruar koronavirusi në Kosovës njërëzit prej frikës . Ka banorë në këto tri fshatra 13-15 anëtarshe me 2l vaj e me 25 kg miell, e me 2 kg oriz, nuk munden janë të pakta për një kohë me vazhdu me këto”, ka shtuar Boletini.
Komuna e Mitrovicës së Veriut, javë më parë ka hyrë në karantinë. Një vendim të tillë e ka sjellë Shtabi i krizës për luftë kundër koronavirusit i kësaj komune në veri të Kosovës.
Rreth tre kilometra nga qendra e Mitrovicës, Shtabi i krizës në komunën e Zveçanit ka vendosur edhe masat e ndalimit të lëvizjes për të gjithë qytetarët prej orës 13:00 të ditës së shtunë e deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së hënë, masa këto që janë në fuqi edhe në Serbi/InDoks