Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Me anë të ndërprerësit të rrymës, shoferi e ndezë dhe e fikë veturën

nga Revista Kosovarja

Një shofer i huaj ka bërë një ndryshim në veturën e tij, derisa me anë të një ndërprerësi të energjisë elektrike ai e ndezë dhe e fikë veturën, pa pasur nevojë për çelës.

Mbi artikull

Rrjeti social Facebook ka bërë që shumë njerëz t’i publikojnë shpikjet e tyre të cilat sa janë të vogla, janë edhe shumë interesante por edhe impresionuese.

Çdo ditë persona të ndryshëm publikojnë video interesante në këtë rrjet social, ku njoftojnë edhe për shpikjet që i kanë bërë, e të cilat hyn në përdorim tek shumica e njerëzve. Këto shpikje ata i bëjnë në kushte shtëpie dhe me shumë pak mjete, por që funksionojnë me të vërtetë.

Një shpikje interesante e ka bërë edhe Smith Andy, i cili është shumë aktiv në Facebook duke publikuar video nga shtëpia e tij, në lidhje me inovacionet që i bën.

Moneytizer Paragrafi 4

Së fundi Andy ka lidhur sistemin e ndezjes dhe fikjes së veturës, me një ndërprerës të energjisë elektrike.

Ai me anë të këtij ndërprerësi mund ta ndezë e ta fikë veturën, pa pasur nevojë për çelësa. Kjo shpikje e tij është duartrokitur nga mijëra njerëz, pasi që video e tij është parë mbi 2 milionë shikues.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]