Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Me barkun e rrumbullakosur dhe plot energji, Dafina Zeqiri vazhdon të performojë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, po vazhdon të mbetet aktive në skenën muzikore edhe gjatë periudhës së shtatzënisë, duke mos hequr dorë nga angazhimet e saj artistike.

Artistja shqiptare po performon në koncerte dhe evente të ndryshme, duke treguar se pritja e ëmbël nuk e ka penguar të qëndrojë pranë publikut dhe të vazhdojë me ritmin e saj të zakonshëm profesional.

Në daljet e fundit publike, Dafina është shfaqur plot energji dhe në humor të mirë, ndërsa ka zgjedhur veshje që vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Këngëtarja e ka përqafuar me natyrshmëri këtë periudhë të veçantë të jetës së saj, duke e ndarë lumturinë edhe me fansat.

Moneytizer Paragrafi 4

Paraqitjet e saj kanë marrë komente të shumta pozitive në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë komplimentuar për shkëlqimin, stilin dhe mënyrën se si po e shijon këtë kapitull të ri, pa u shkëputur nga muzika dhe skena. /Telegrafi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]