Me qetësinë, urtësinë dhe dinjitetin që e karakterizuan gjatë gjithë jetës, është ndarë nga jeta Bahtije (Bajgora) Abrashi.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale vajza dhe djali i saj, Linda dhe Gazmendi, të cilët kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e më të dashurës së tyre.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet të hënën, më 31 gusht, në ora 13:00, në varrezat e Dragodanit.
Familjarët kanë njoftuar se ngushëllimet do të priten në Rron Restaurant, në Veternik, të martën, të mërkurën dhe të enjten, nga ora 09:00 deri në 17:00.
“Sa shumë dashuri dhe krenari na ke lënë. 🤍” – kanë shkruar Linda dhe Gazmendi, duke përcjellë kështu dhimbjen dhe mirënjohjen për nënën e tyre.
Në kujtimin e familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën, Bahtije Abrashi do të mbetet si një grua e dashur, e qetë dhe e respektuar./Kosovarja/
