Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Më i dëmshëm sheqeri apo kripa

nga Revista Kosovarja

Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me mjaft probleme shëndetësore.

Gjithmonë na këshillohet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten.

Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit).

Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele të ulëta.

Moneytizer Paragrafi 4

Pra, sa më shumë sheqer, aq më shumë lodhje për organizmin.

Bazuar në efektet negative të llojeve të ndryshme të sheqerit në trup, ata zbuluan se fruktoza është më e dëmshmja kur bëhet fjala për shëndetin tonë. Fruktoza rrit në mënyrë të frikshme rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe presionin e lartë të gjakut (hipertension).

Frutat dhe perimet gjithashtu përmbajnë sheqer, veçanërisht fruktozë, por ekspertët amerikanë besojnë se sheqernat natyralë nuk janë shumë shqetësuese.

Sheqeri i përpunuar është ai që rrit nivelet tuaja të insulinës, të cilat mund të çojnë në aktivizimin e sistemit nervor simpatik, i cili më pas përshpejton ritmin e zemrës, ngre presionin e gjakut dhe ngushton enët e gjakut.Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]