fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Me këtë datë mbahet testi i arritshmërisë

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Me datën 4 dhe 14 qershor rreth 24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit ky test ka pësuar ndryshime, pasi organizimi i tij do të bëhet në dy ditë. Testi do ketë 200 pyetje në 5 lëndë shkencore dhe në 4 lëndë shoqërore. Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se ndryshimet duhet të ndodhin, por sipas tyre, problem vazhdon të jetë administrimi i procesit të testimit.

Në këtë vit shkollor testi i Arritshmërisë ka pësuar ndryshime për sa i përket numrit të pyetjeve dhe kohës së mbarëvajtjes se tij. Rreth 24 mijë semimaturantë do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë me 4 dhe 14 qershor. Se këtë vit do të ketë ndryshime, e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Iliriana Pylla. Ajo tha se qëllimi i këtij ndryshimi është që vlerësimi i njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, të bëhet në të gjitha lëndët relevante.

“Testi i Arritshmërise për klasat e nënta këtë vit do të organizohet në dy ditë. Në ditën e parë, me 4 qershor, do të organizohet testi në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë, me 14 qershor, në lëndët shkencore. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mundë të fokusohemi me shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve në të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë në një numër të vogël pyetjesh”, tha ajo.

E, njohës të arsimit, ndryshimet që janë bërë për sa i përket organizimit të testit të Arritshmerisë në dy ditë, po e vlerësojnë si të mirëseardhur. Mustafë Kadriu, i cili ka qenë i përfshirë në vlerësimet e jashtme që janë bërë për nxënësit e Kosovës, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se problem vazhdon të mbetet keqadministrimi i procesit të testimit.

“Mirë është që ka ndryshime dhe gjithmonë duhet të ndryshohet. Por qëllimi i ndryshimit duhet të jetë vlerësimi sa më objektiv i njohurive të nxënësve. Ndryshimet duhet të ndodhin në organizimin e testit ku administrimi është pika me e dobët e këtij procesi”, tha ai.

Më 4 qershor nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët shoqërore: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, me 14 qershor do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji. Rezultatet e testit të Arritshmërisë do të shpallen me datë 21 qershor.

Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve. Njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta ky rezultat do t’u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta.


Etiketa: Testi

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Deputeti i VV-së publikon pamje të policit nga spitali që dyshohet se u plagos nga Lushtakët

2 minuta më parë
Aktuale

341 raste të reja me COVID-19

31 minuta më parë
Aktuale

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian

38 minuta më parë
Aktuale

Prishtinë: Gjyshja raporton në polici se nipi po keqtrajtohet nga babai i tij

2 orë më parë
Aktuale

Parlamenti Europian voton sot raportet për Kosovën e Serbinë, a do të përfshihet njohja reciproke?

3 orë më parë
Aktuale

Nusja në Podujevë e bën për spital vjehrrën 76-vjeçare, e rrah me bisht fshese

3 orë më parë
Postimi tjetër

Kim Kardashian shijon akulloren rrugëve të Italisë, derisa kalimtarët e fotografojnë nga mbrapa

Largoni rrudhat me maskë veze

Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë

TË FUNDIT

Deputeti i VV-së publikon pamje të policit nga spitali që dyshohet se u plagos nga Lushtakët

2 minuta më parë

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, e kanë vizituar...

Surprizohet këngëtarja shqiptare, partneri i propozon për martesë

25 minuta më parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Barbana Dini ka marrë propozim për martesë nga partneri i saj. Mbrëmë Barbana ka festuar ditëlindjen...

Ky funksion i ri në Snapchat po cilësohet të jetë i rrezikshëm!

28 minuta më parë

Snapchat ka shkuar dhe ka lëshuar një shërbim të ri premium ku ju merrni më shumë gjëra nëse paguani për...

341 raste të reja me COVID-19

31 minuta më parë

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e rasteve me Covid-19. Në 24 orët e fundit bëhet e ditur...

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian

38 minuta më parë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës sa i përket rrugës së...

Pritet një çmim rekord për telefonat iPhone 14 Pro Max

58 minuta më parë

Faqja e njohur, Anthony ka publikuar disa informacione rreth serisë iPhone 14, duke përfshirë edhe çmimet e modeleve të reja....

MË TË LEXUARAT

Ky është 19-vjeçari që u godit për vdekje në Prishtinë, po shpërndante porositë me motoçikletë

I kanë mbetur vetëm pak ditë jetë, Stresi surprizon fansin 12-vjeçar, e takon në spital

Më në fund flet djali i vetëm i Vjosa Berishës

Telashet për Shakiran s’kanë të ndalur, ajo mund të përfundojë në burg

Pritet ndryshim i motit, parashikimi për pesë ditë

Fëmijët me Gjyshër mbipeshë janë dy herë të rrezikuar nga obeziteti

“Dhashë shpirtin në këngë”, Ea Zoga rrëfen emocionet e fitores në “Gjeniun e Vogël 8”

Shenjat e horoskopit që vazhdojnë të takohen edhe pasi ndahen

Era Istrefi sjell imazhe provokuese në kostumin rrjetë për përvjetorin e 28-të të lindjes

A mund të mbeteni shtatzënë menjëherë pas ndërprerjes së pilulës kontraceptive mbrojtëse?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist