Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Me këtë maskë ju mund të eliminoni njollat e errëta të lëkurës

nga Revista Kosovarja

Hiperpigmentimi i lëkurës i njohur ndryshe si njollat e errëta të lëkurës, përcaktohet si një ndryshim në ngjyrën e lëkurës. Janë një sërë arsyesh dhe faktorësh që ndikojnë në hiperpigmentim. Ai zakonisht shkaktohet si rrjedhojë e ndryshimeve hormonale, ekspozimit në diell dhe diabetit.

Mbi artikull

Për të shmangur njollat e errëta në lëkurë është i rëndësishëm edhe përdorimi i maskave të ndryshme.

Në një tas, hidhni dy lugë kos, një lugë miell orizi, një lugë shafran Indie dhe pak mjaltë. Përziejini së bashku dhe masën e krijuar e aplikoni në qafë dhe fytyrë. Nëse keni një lëkure të thatë, sigurohuni të shtoni edhe disa pika vaj kokosi ose bajame.

Mbajeni atë për 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni. Për rezultate më të mira këtë maskë mund ta përdorni dy herë në javë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kosi funksionon si një pastrues i shkëlqyeshëm, pasi acidi laktik zbërthen qelizat e lëkurës dhe ndihmon në largimin e njollave, ndërsa shafran i Indisë ka veti anti-bakteriale dhe mban larg çdo infeksion. Mjalti i jep lëkurës një shkëlqim natyral, ndërsa mielli i orizit është një burim i shkëlqyer i vitaminës B, i cili ndihmon në zbehjen e njollave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]