fbpx

“Më la për një vajzë 10 vjet më të re”, gazetarja shqiptare flet për herë të parë për divorcin

nga Revista Kosovarja

Dasara Karaiskaj është rrëfyer për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj.

Gazetarja e njohur shqiptare foli për arsyet e divorcit me italianin duke zbuluar se ishte tradhtia në pyetje.

Në emisionin “Shije Shtëpie”, ajo pranoi se ish-partneri e kishte lënë për një vajzë 10 vite më të re.

“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën. Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”, tha Dasara.

Por, a do ta kishte falur nëse ai do t’ia kishte treguar? Ajo thotë Po, sepse do të kishte ruajtur familjen.

“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”, -tha Karaiskaj.

Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me 28 vite eksperiencë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]