Në emisionin “Live from Tirana”, Tan Brama bëri një deklaratë të fortë për Ilir Shaqirin. Sipas tij, balerini e kishte telefonuar vetëm për interes.
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha ai.
Iliri i është përgjigjur deklaratës së tij në një prononcim për “Panorama Plus”. Ai ka treguar një bisedë pas dasmës së tij, ku duket ka ka pasur komunikimin me Tanin dhe nuk e ka përdorur vetëm për interes.
“Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso. Sinqerisht, edhe te Big Mama, kam patur po ashtu 3 ditë xhirime më beso. Unë ju dërgova edhe video”, I kishte shkruar Tani, duke zbuluar arsyen e mungesës në dasmën e balerinit.