fbpx

Me moshë mund ta ketë baba, por postimi i saj për burrin është fort romantik

nga Revista Kosovarja

Aktorja Catherine Zeta-Jones (54) së fundmi ka uruar bashkëshortin e saj Michael Douglas (79) për 23 vjetorin e martesës me një postim emocionues në Instagramin e saj.

Edhe pse publiku nuk e parashikoi jetëgjatësinë e lidhjes për shkak të diferencës në moshë, ky çift hollivudian tregoi se dashuria e tyre është e fortë mes tyre.

Aktorja ka ndarë foto nga dasma e tyre, si dhe momente të tjera të rëndësishme të jetës së tyre së bashku.

“Sot festojmë 23 vjet martesë. I dashur Michael, Çmimi Nobel për Paqen ju pret. Të dua… nga bashkëshortja jote e dashur, fituesja e Medaljes së Nderit të Yllit të Artë- ka shkruar Zeta-Jones në postim.

Ata kanë së bashku dy fëmijë, djalin Dylan (23) dhe vajzën Carys (20).

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]