Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Më mungon bash kur të humba përgjithmonë!

nga labbib3
11 muaj më parë
në Perjetime, T-2
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Isha ulur në atë tavolinë të tarracës, ku edhe pimë për herë të fundit kafe bashkë. Gjatë bisedës me mikun, me të cilin ishim ulur, m’u kujtuan fjalët tua të fundit, që po aty m’i kishe thënë dhe m’u duk sikur më kaploi njëfarë nostalgjie, shkuan “Kosovarja”.

Derisa rikujtoja ato momente, pa pritur u shfaqe para syve të mi, kur kalove andej pari për t’u futur në një dyqan të afërm.

Nuk të kisha parë një kohë të gjatë, por vërejta se ti fare nuk kishe ndryshuar. Ishe po ajo bukuroshja e dikurshme, po ajo princesha e atëhershme…

Kam mall për të kaluarën
Sa herë ulem aty rikujtoj fjalët tua që m’i kishe thënë dikur, moti, në atë vend, me të cilat ishte vulosur fundi i lidhjes sonë.

Gjithmonë në ato momente më kaplon njëfarë nostalgjie, një mall për të kaluarën, për ditët e bukura kur ishim bashkë.

Ajo ishte periudha e artë e jetës sime, e cila u ndryshua shumë prej se ti shkove. Por, në mua, çuditërisht, përgjithmonë mbeti ndjenja e fortë e dashurisë dhe admirimi për ty.

Sot, pas kaq vitesh, përsëri u pamë po aty. Ti më kishe ardhur prapa shpine, duke ecur rrugës sate, por jam i sigurt se më kishe vërejtur nga larg.

Kur u afrove afër, u bëre se nuk më shihje dhe u fute në dyqanin që ishte pranë, karshi asaj tarrace ku unë qëndroja. I befasuar humba përqendrimin, duke pyetur veten: “A është e mundur që po e shoh?!”.

Nuk e di a u gëzova apo jo, por hetova se në mua u ndryshua gjendja emocionale dhe se zemra më rrihte fort…

Derisa ti bëje pazar në dyqan, unë vazhdoja të bëja muhabet me mikun, me të cilin ishim duke pirë kafe, e nga i cili fshehja shqetësimin tim, ani pse bota ime e brendshme ishte trazuar.

Ato çaste m’u kujtua një moment interesant i së kaluarës, kur ne ishim në shkëputje e sipër të lidhjes sonë. Atëbotë, pas një reagimi spontan që kisha, e që shprehte një dozë xhelozie, më pate thënë: “Hë, unë ende qenkam pikë e dobët për ty!”.

Pas kaq vitesh, sot, përsëri e vërejta se ti, vërtet, ende vazhdon të jesh pikë e dobët për mua…

Të humba përgjithmonë
Ti bukur shumë u vonove në dyqanin ku kishe hyrë. Nuk e kam idenë se çka ke mundur të blesh, por gjatë gjithë kohës sa qëndrove aty, sytë e mi nuk u shkëputen nga dera e atij dyqani ku ishe.

Dhe, duke pritur momentin e daljes tënde, në një çast, vërejta se nga brendia e dyqanit i kishe drejtuar sytë kah unë…

Atëherë, në gjoksin tim, ndjeva një rrahje aritmike të zemrës, e cila rrihte fort… Nuk di pse m’u ndezë flakë zemra për ty, por e di se fajtori për ndarjen tonë isha unë.

Unë isha cikërrimtari grindavec që bezdisja jetën tënde, pa pasur mirëkuptimin e duhur për ty, duke shprehur xhelozinë e panevojshme vend e pavend.

Unë isha ai që dikur kisha pushtuar zemrën tënde, por që dalëngadalë dola nga ajo zemër për shkak të arrogancës sime.

Më pastaj, gabim pas gabimi, në stilin: “Çka t’i bësh dikujt ta bën tjetri”, t’i bëra një mijë të pamira, duke lënduar shumë herë zemrën tënde.

E, atëherë, kur mbeta pa ty, e kuptova peshën e fajeve të mia, nga pasojat e të cilave mbeta i vetmuar, me gishta në gojë, kur të humba përgjithmonë… K. P. /Kosovarja/

Etiketa: Perjetim

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Festë e dyfishtë në familjen Muqiqi

5 orë më parë
Showbiz

Learta zbulon një sekret të pa ditur

6 orë më parë
Showbiz

Familja Muqiqi shkrepin imazhin më të bukur familjar

15 orë më parë
Showbiz

Adelina bën këtë veprim me fustanin e veshur

1 ditë më parë
Showbiz

Flaka Krelani i ka dy fjalë për historianin Alban Dobruna

1 ditë më parë
Showbiz

Çaji ia dogji buzët Genta Ismailit

1 ditë më parë
Postimi tjetër

Lum gruaja që e ka në shtrat!

Mënyra më e thjeshtë për të përgatitur sherbetin e ëmbëlsirave

Hurma të mbushura në çokollatë

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Shqetësimet kryesore që lënë pa gjumë shumicën e grave

3 orë më parë

Nga ky person frymëzohet Dafina Zeqiri

4 orë më parë

Ronela na tregon trupin me linja bombastike

4 orë më parë

Kështu e quan djalin e saj Adelina Ismaili

4 orë më parë

Marigona Geci kësaj radhe me numër më të mirë -24

4 orë më parë

Shikoni sa i bukur i është bërë djali Shkurte Mustafës

4 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Pas një aksidenti në Rrugën e Kombit, dyshohet se kanë mbetur të vdekur katër persona

Ajo çka shihni në fillim u tregon se çka duhet të ndryshoni brenda këtij viti

Françeska i vë flakën skenës duke derdhur qumshtin mbi gjoks

Ja çfarë duhet të pini sapo hapni sytë në mëngjes

Elita publikon imazh me barkun e fryrë

Miriami i bën dhuratë të veçantë djalit

Bleonës i dallohet krejt gjoksi në veshje transparente

Bëmë nënë të të ngjaj, kush tjetër pos Violetës e vajzës së saj

7 të vdekur e 296 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shengyl Ismaili është nëna e aktorit të njohur deri në Holivud

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci