285
Lekë Berisha, djali i vetëm i çiftit të regjisorëve Vjosa e Fatos Berisha, ka shpërndarë postimin e Ministrisë së Kulturës me fotot nga ceremonia komemorative e të ëmës.
Lekë Berisha, e ka shoqëruar postimin me shenjën “infinit” dhe me një zemër.

Ndryshe, i biri i regjisores dhe producentës së njohur, e cila iku herët nga kjo botë, gjatë ditës së djeshme është parë në të zeza dhe tejet i trishtuar, shkruan “Kosovarja”.

Vjosa Berisha gjithmonë në intervistat e saj ka folur me admirim të rrallë për të birin e vetëm.

