Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Më në fund, nënkalimi në Lakrishte për dhjetë ditë do të jetë gati

nga Revista Kosovarja

Kaosit në komunikacion në kryeqytet duket se do t‘i vijë fundi, qytetarët, të cilët e frekuentojnë Fushë-Kosovën , brenda dhjetë ditësh do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë rrugën e re, e cila do të lidhë “Lakrishten” me Fushë-Kosovën, përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.

Mbi artikull

Ndërtimi i saj do të shkarkojë komunikacion edhe në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës Krenar Xhaferi, i cili çdo ditë i inspekton punimet që po bëhen në zona të caktuara të kryeqytetit.

E po ashtu tregon se realizimi i këtij projekti, do të mundësojë që të lidhë qendrën e qytetit me Fushë- Kosovën jo nëpërmjet rreth rrotullimit sipër, por poshtë nënkalimit.

Moneytizer Paragrafi 4

“Rrethrrotullimi është i ngarkuar me komunikacion dhe kolonat, të cilat po bëhen është për arsye të rrethrrotullimit.

Tashti në momentin që do të lirohen këto dy rrugë për qarkullim unë besoj se do të kemi një shkarkim shumë më të madh të komunikacionit në këto dy rrugë si “Bill Klinton” dhe rruga “Tirana”, ka thënë Xhaferi.

Ai, po ashtu ka theksuar nënkalimi do të shfrytëzohet në të dy kahet.

Më poshtë e keni intervistën me detaje të dhëna nga Xhaferi./Indeksonline

https://www.facebook.com/watch/?v=3595905427334958

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]