Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë një foto në Facebook ku shihet në një ndejë familjare me miq të tij.
Në këtë foto Haradinaj shihet me pronarët e furrës ‘Qerimi’, në Prishtinë.
“Me njerëz punëtorë dhe të çmuar të Kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka theksuar se familja Martinaj me biznesin e tyre, janë adresë e suksesit dhe janë shembull për gjeneratat e reja.
Me njerëz punëtorë dhe të çmuar të Kryeqytetit. Enveri dhe Naimi, si dhe mbarë familja Martinaj me biznesin e tyre Furra Qerimi, njihen si adresë e suksesit dhe janë shembull për gjeneratat e reja në Prishtinë.