Besa u shfaq në Madrid, përpara se të nisë aventurën e saj në netët e finales së Eurovisionit, ku shkëlqeu me stilin dhe talentin e saj.
Në fotografitë e fundit të postuara në rrjetet e saj sociale, ajo është shfaqur me një plis të bardhë, duke sjellë një notë tradicionale dhe krenarie kombëtare.
Pjesëmarrëse në Pre-party-n e Eurovizionit në Madrid, këngëtarja shqiptare ka shkëlqyer në skenën spanjolle me performancën e saj të jashtëzakonshme dhe interpretimin e këngës “Titan”. Në çdo moment të shfaqjes së saj, ajo ka shprehur dashurinë dhe krenarinë për Shqipërinë, duke lënë përshtypje të forta te publiku dhe fansat.
Me një angazhim të paimagjinueshëm dhe një talent të shkëlqyer, duket se përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizionin e këtij viti do të jetë një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe ndryshe në historinë e Shqipërisë në Eurovision. Presim me padurim për të parë performancën e saj finale dhe për të mbështetur talentin dhe krenarinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.