fbpx

Me rekomandim të IKShPK-së shmagni këto ushqime!

nga Revista Kosovarja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel te qytetarët që të kenë kujdes gjatë ruajtjes së ushqimit.

IKShPK ka bërë thirrje që të shmanget konsumimi mishit të kuq, peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Po ashtu, të shmanget edhe konsumimi i ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier, konsumimi i frutave dhe perimeve të palara.

IKSHPK nuk rekomandon konsumimin e ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë, ndërsa ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!

IKShPK këshillon që duart duhet të lahen:

  • para se të filloni të përgatisni ushqimin
  • pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
  • pas përdorimit të tualetit
  • pasi të pastroni hundën
  • pasi të prekni një kafshë
  • pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]