Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 31-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Babai i këngëtares, Besniku, i cili këto ditë ndodhet në Kosovë, ka shfrytëzuar rastin që t’i urojë të bijës 31-vjetorin e lindjes përmes rrjeteve sociale.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi, njëra prej të cilave përfshin qëndrimin e saj mbi obeliskun NEWBORN në Prishtinë, në vitin 2012 kur edhe xhiroi klipin “Shine Ya Light”.
View this post on Instagram
Të tjera imazhe janë fotografi të rralla të Ritës nga fëmijëria e saj, një prej të cilave përfshin një vizitë të familjes në qytetin e tyre të origjinës, Pejë, përkatësisht bjeshkët e Rugovës.
“Urime ditëlindjen Rita, shumë dashuri nga Prishtina. Me një fotografi nga shenja e NEWBORN-it. Shine Your Light (Ndriço dritën tënde), gjithmonë vajza ime e vogël. Shumë urime prej Prishtinës”, ka shkruar Besniku në Instagram.