Jemi mësuar me faktin se lidhjet shoqërore na bëjnë më të lumtur, ndërveprimi me miqtë na sjell kënaqësi e domethënie në jetë dhe se aq më shumë që komunikojmë me njerëz, aq më mirë ndihemi për veten.

Është vështirë të diskutohet për këtë përveç nëse jeni shumë të mençur.

Hulumtuesit Norman Li dhe Satoshi Kanazawa kanë kryer një anketim që e matë kënaqësinë në jetë, inteligjencën dhe shëndetin.

Pasi i kanë analizuar përgjigjet e 15,000 njerëzve, ata kanë zbuluar “teorinë savana të lumturisë”.

Kjo tregon se mënyra si e shijojmë jetën bazohet në përvojat e paraardhësve tonë.

Hulumtimi i tyre është bazuar në dy faktorë që janë tipikë në jetën moderne:

– Densitetin e popullsisë

– Shpeshtësinë e komunikimit me miqtë

Ditëve të sotme jemi të rrethuar me më shumë njerëz sesa që kanë qenë paraardhësit tonë, megjithatë ne komunikojmë më pak me miqtë.

Sipas autorëve, njerëzit më pak inteligjentë ndikohen më shumë nga teoria e savanës sesa ata me inteligjencë të lartë.

Ata gjithashtu kanë treguar se njerëzit e mençur i preferojnë zonat urbane, ndërkaq ata më pak të mençur preferojnë të qëndrojnë në ambient rural.

Kjo ndërlidhet me idenë se pavarësisht faktit që ka densitet të lartë të popullsisë, njerëzit komunikojnë më pak me njëri-tjetrin në zonat rurale.

“Në përgjithësi, personat që jetojnë në zona urbane kanë mesatarisht inteligjencë më të lartë sesa ata që jetojnë në zona rurale”, thotë Kanazawa.

Paraardhësit tanë kanë komunikuar shpesh me miq sepse ka qenë e domosdoshme për mbijetesë.

Por, për njerëzit më inteligjentë, zgjidhja individuale e problemit ka qenë më e rëndësishme. Kështu, ata nuk kanë përfituar nga miqësitë dhe, si rezultat i kësaj, nuk i kanë kërkuar ato fare.

“Në përgjithësi, individët më inteligjentë janë më të prirë të kenë preferenca ‘jo natyrale’ dhe vlera të cilat paraardhësit tanë nuk i kanë pasur”, shton Kanazawa.

Nëse ju pëlqen të shpenzoni kohë me miqtë, kjo sigurisht se nuk nënkupton që nuk keni inteligjencë të lartë.

Çfarë është më e rëndësishme ta kuptoni është se nëse provoni të shpenzoni kohë vetvetiu, kjo nuk ju bën person të vetmuar. Thjesht keni lindur në këtë mënyrë dhe kjo është krejtësisht normale.

Hulumtuesit po ashtu kanë konstatuar se personat më inteligjentë janë më pak të lumtur kur shoqërohen shpesh me miqtë.

MUND TË JU PËLQEJNË