Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Megan Markle prishet me shoqen e ngushtë

nga Revista Kosovarja

Meghan ka prishur raportet me shoqen e saj më të mirë.

Pas përfshirjes së Jessica Mulroney-t në një debat virtual me blogeren me ngjyrë Sasha Exeter, duket se miqësia e saj me Meghan Markle ka marrë fund, shkruajnë mediat e huaja.

Jessica përdori emrin e dukeshës për t’u shfajësuar. Sipas disa burimeve pranë Markle, ajo u ndje jashtëzakonisht e fyer nga veprimi i mikeshës së saj dhe ishte një faktor që luajti një rol vendimtar që t’i jepte fund shoqërisë.

“Ekipi i Mulroney-t e ka bërë të qartë se ajo ndihet ‘e lënë në baltë’ nga Meghan dhe ka frikë se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre shoqërore njëherë e mirë. Ajo është e shqetësuar dhe e shkatërruar, sepse Meghan nuk ka bërë asgjë për ta përkrahur. Jessica është e tmerruar se gjithçka ka marrë fund”, tha një burim për The Sun.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]