Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka komentuar pjesëmarrjen e trupave të Kosovës, FSK-së, në stërvitjen e Defender 21.
Ai u shpreh se së bashku bëhemi më të fortë, teksa shtoi se rruga jonë është drejt NATO-s.
Postimi i plotë:
Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘’DEFENDER-Europe 21’’
Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngusht dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gadishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë
Rruga jonë është drejt NATO-s