Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mëkat për ata që nuk e njohin historinë e Fadil Berishës

nga Revista Kosovarja

Është mëkat për ata që nuk e njohin mirë historinë e Fadil Berishës, ish futbollist i Prishtinës. Berisha është emër i njohur i futbollit dhe mbahet mend për dy gjëra!

Mbi artikull

E para i takon gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, pastaj edhe asaj të kohës së okupimit dhe të pasluftës. Ai mbahet mend edhe për një gjest aq të guximshëm sa dikush ishte dridhur kur kishte dëgjuar!

Kur masat e dhunshme u futen në KF Prishtina në gushtin e vitit 1991, serbët e thërrasin që të firmos, ndërsa ai në vend të nënshkrimit heq brekët dhe ua tregon prapanicën pushtuesve serb! Kësisoj ua mërdhiu serbëve dhe i la të shtangur e të turpëruar.

Berisha i takon Gjeneratës së Republikës. Ai me mijëra sportistë dhanë shumë për futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës, duke i rezistuar regjimit kriminal serb.

Moneytizer Paragrafi 4

Berisha ka luajtur me sukses në kohën e okupimit (1991-1999), në fusha të vështira, të improvizuar por krenar që i doli zot atdheut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]