Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Melinda krijon një lidhje tjetër dhe nis bashkëjetesën me partnerin e ri

nga Revista Kosovarja

Rreth 1 vit më parë u zbulua se reperja shqiptare, Melinda Ademi, ishte në një lidhje dashurie me menaxherin e labelit “Panda”, Faton Aliu. Melinda ka qenë nën menaxhimin e kësaj kompanie që në fillim të karrierës së saj, mirëpo së fundmi gjithçka ka ndryshuar.

Mbi artikull

“n’Zoom” ka mësuar se reperja i ka dhënë fund marrëdhënies me menaxherin dhe rrjedhimisht nuk është më as pjesë e “Panda Music”. Madje ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, që do të thotë se nuk do të jenë ndarë miqësisht nga njëri-tjetri.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se Melinda është vetëm, sepse ajo ka gjetur dashurinë e saj të re. Reperja është tashmë në një lidhje me menaxherin e kompanisë “RedBox”, Granit Muhaxheri. Për më tepër raporti mes tyre duket shumë serioz, sepse është mësuar se Melinda dhe Graniti kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Lidhja e saj me Granitin dhe kalimi nën menaxhimin e “RedBox”, mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore pse Melinda solli bashkëpunimin “X5” me Gjikon në fund të muajit gusht. Kompania “RedBox”, që menaxhohet nga i dashuri i reperes, është themeluar nga vëllai i Gjikos, producenti Arbër Gjikolli, ose siç njihet ndryshe Big Bang.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë Melinda po punon sërish për një këngë të re, që do të prodhohet nga “RedBox”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]