Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, në Rubikon duke komentuar deklaratën skandaloze të këshilltarit tashmë të shkarkuar të Kurtit, Shkëlzen Gashit, tha se edhe vet kryeministri në detyrë, ka qenë kundërshtues i UÇK-së.
“Duhet me pas dyshime, ka qenë edhe kundërshtues i UÇK-së, Kurti ka qenë kundër. Ka qenë në anën e kundërt të historisë. Sot është kundër procesit të dialogut, në anën e gabume dhe kjo ndërlidhet me bindjet e tij ideologjike”, tha ai.
Kransiqi komentoi edhe rastin tragjik të së dielës së kaluar, ku në rrethana ende të panjohura në karantinë, 26 vjeçari nga komuna e Gjilanit, vdiq duke kërcyer nga kati i 5-të i konviktit numër 7-të.
“Kemi kërku të dorëhiqet edhe Vitia dhe Sveçla sepse besojmë që në momentin që ka ndodhë rasti tragjik i vdekjes së 26 vjeçarit, duke qenë se ka qenë i privuar nga liria nga karantimi me vendim të këtyre ministrave dhe duke pas dëshmi se ai duhet të shkojë në vetizolim dhe në listën e ambasadës dhe duket që i vetmi që janë parapa, që iu ka ndryshu vendimi. Besoj që minimumi një përgjegjësi morale, që me mundësu hetime të paanshme”, tha Krasniqi.
Derisa deputeti bëri edhe dallimin mes këtij rasti dhe atij të Astrit Deharit.
“Dy gjëra, 1 e kam vështirë t’i krahasojë tragjeditë, dhe për familjet çka të themi si për Dehari si Musliu i rëndojmë. Dallimi në karantinim njerëzit vendosen o hiqen me vendim të ministrit. Por, në burg nuk dërgohen me vendim të ministrit.
Në burgje ka probleme në gjithë botën, sesa rasti i Deharit. Po flasim një përgjegjësi direkte. I keni pa publikimet që me vendim të Vitisë janë liru 9 persona të cilët thirren që kanë probleme psikiatrike, s’po them që ai ka faj, për 5 janë raportu që janë shëndosh si molla, derisa rasti sa ka qenë psikiatrik nuk është liru.
Përgjegjësi morale po them. Nëse ti vazhdon me qenë ministër që ki akces te vendimet e mëhershme. Ne kemi drejtë me fol se si PDK, po them secila parti duhet me pas evoluim.”/Indeksonline