Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Memli Krasniqi, Kurtit: Pritjet nga ti i kam zero

nga Revista Kosovarja

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se nuk ka fare pritje nga ai.

Mbi artikull

“Kryeministër, mos u bë nervoz. Këtu je me ju përgjigj deputetëve, e jo që të thirresh në situata të vjetra. Edhe të them të drejtën, pritjet nga ti, si deputet edhe si qytetar, i kam zero. Asgjë nuk pres nga ti”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i është drejtuar Kurtit se ndoshta presin deputetët e tu, sepse janë të hipnotizuar, por unë nuk pres asgjë.

“Edhe shpresoj se do të jem gabim, që të paktën nga zero, të ngriteni në 0.1”, ka thënë Krasniqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]