Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Memli Krasniqi: Nga dita e djeshme qytetari i Kosovës është mbështetur për muri

nga Revista Kosovarja

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga 40 deputetët e opozitës për vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngritur shqetësim për këtë situatë teksa shton se ZRrE është vënë në shërbim të Qeverisë Kurti.

Mbi artikull

Në fillim të fjalimit të tij Krasniqi tha se deputetët e pushtetit e kanë braktis sallën e Kuvendit, ashtu siç i kanë braktisur qytetarët.

“Siç i kanë braktis qytetarët e Kosovës, e braktisën edhe këtë sallë të Kuvendit aty ku këta qytetarë i kanë sjellë që t’i përfaqësojnë”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi tha se me shtrenjtimin e energjisë elektrike i është vështirësuar jeta çdo familjeje.
“E kanë vështirësu jetën e çdo familje, por edhe Qeveria ikë nga përgjegjësia siç i kemi pa që kanë ikë nga përgjegjësia nga dita që e kanë marrë mandatin me qeveris këtë vend”, u shpreh ai.“U ka vënë një barrë të rëndë të padrejtë dhe të papërballueshme, agjenda përmes ZRRE-së, një insitutucion që është i pavarur por praktikisht është në shërbim të agjendës politike të Qeverisë Kurti. Nuk mori vendim të pavaruar por e vendosi një vendim politik”, tha Krasniqi tutje.

Moneytizer Paragrafi 4

Më pas ai foli për trendin e ikjes së qytetarëve nga vendi, duke thënë: “Edhe votuesit e tij (Kurtit) po kërkojnë me ikë nga vendi ynë”.“Nga dita e djeshme qytetari i Kosovës është mbështet për muri”, tha ndër të tjera kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]