Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Memli Krasniqi rrëfehet para Adelina Ismailit

nga Revista Kosovarja

Sonte në emisionin “Tete a Tete” me Adelina Ismailin i ftuar ka qenë deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Mbi artikull

Krasniqi, i cili në skenën kosovare fillimisht është bërë i njohur si reper dhe mandej si politikanë, ka folur për jetën e tij private për familjen dhe lidhjen e tij të gjatë me Melizën, gruan e tij me të cilën ka 3 fëmijë.

-Ai po ashtu ka folur për atë se a duhet mbajtur zgjedhje në Kosovë apo jo?

-Si ka hyrë në politikë dhe cilat janë ambiciet e tij?

Moneytizer Paragrafi 4

-A do të bëhet ai kryetar i PDK-së dhe pse partitë kosovare i heqin vijat e kuqe për PDK pas zgjedhjeve?

-Krejt në fund ai ka folur edhe për hip-hopin sot dhe si i vlerëson ai reperët kosovarë?

-Në fund, në pesë pyetjet e shkurtra Memli është pyetur se kënd zgjedh – Hashim Thaçin apo Kadri Veselin?

Të gjitha përgjigjet i gjeni në emisionin “Tete a Tete” me Adelina Ismailin që transmetohet sonte në ora 21:00 në Kanal 10.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]