E kush nuk e mban mend “Memon” nga filmi “Mrekullia në qelin Nr.7” që gjatë periudhës së karantinës përloti të gjithë me rolin e tij.
Roli i luajtur aq bukur nga aktori i famshëm turk, Aras Bulut Iynemli, ka fituar zemrat e miliona njerëzve nga gjithë bota, duke thyer rekorde shikueshmërie.
E pikërisht protagonist i këtij seriali ishte i ftuari i radhës në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.
Ndër pyetjet e shumta ku foli për karrierë dhe planet e tij, në një moment ai tentoi të fliste disa fjalë në gjuhën shqipe, e te të cilat hasi në vështirësi.
Megjithatë aktori simpatik dhe shumë i talentuar gjatë intervistës tregoi modestinë që e karakterizon e që është edhe njëra nga arsyet që tashmë numëron miliona fansa, e të shumta janë edhe ata shqiptarë.
Momenti në videon më poshtë.
https://www.instagram.com/p/CGaSqK6pxSn/?utm_source=ig_web_copy_link