Pagat e minatorëve pritet të ekzekutohen në fillim të javës së ardhshme
.
Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti, i cili u emërua në këtë detyrë para gati një jave.
“E kam një bindje që në fillim të javës së ardhshme të ekzekutohen pagat për minatorët në bazë të asaj se çfarë biseduam me minatorët”, ka thënë Ahmeti për Koha.net pas takimit që ka zhvilluar sot me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve.
Ish-Kryeshefi i shkarkuar, Bashkim Kurti, kishte thënë se pagat do të dalin në fillim të kësaj jave, mirëpo kjo nuk ka ndodhur.