Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mensur Safqiu për Meliza Haradinajn: “Kalon në VV”

nga Revista Kosovarja

Meliza Haradinaj-Stublla dje ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Mbi artikull

Në një postim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shprehur pakënaqësi për disa nga kolegët e partisë, duke thënë se ata e bëjnë AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.

Ndërsa më vonë në një postim në rrjetin social “Facebook, aktori Mensur Safqiu i njohur si “Sheqa” nga seriali “Egjeli” ka komentuar duke thënë se kalon në Vetëvendosje.

“Kalon ne VV!”, ka komentuar Safqiu në një postim.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme ajo pati një përplasje me ish-kolegun e partisë, Pal Lekajn, pasi ky i fundit deklaratën e Melizës që akuzoi disa njerëz brenda AAK’së që sipas saj po kontrollojnë dhe shantazhojnë partinë.

Sipas Lekajt, vendimi për dorëheqje është i ngutshëm dhe ka ardhur në një moment jo të përshtatshëm. Kjo pasi që, sipas tij, një veprim i tillë është dashur të merrej atëherë kur racionaliteti vendoset mbi emocionet personale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]