“Mara” është projekti i fundit i këngëtarit të njohur kosovar Mentor Haziri, i cili pëlqehet për vokalin e tij të veçantë.
Haziri, ka folur në “Forever Young” në “Radio Vala Rinore” për atë se çfarë po bënë në këtë periudhë. “Nuk janë kohë të lehta. Unë jam izoluar që në fillim, dal vetëm për të blerë ushqim dhe për ndonjë nevojë të domosdoshme”.
Këngëtari nga Ferizaji ka treguar se ndonëse qyteti i tij prinë për nga numri i të prekurve, njerëzit janë shumë të kujdeshëm dhe po i respektojnë të gjitha masat kufizuese.
Këngëtari i shumë hiteve, ka treguar se e ka marrë malli për skenën, muzikën dhe se nëse do ti bëhej një ftesë për të kënduar në këtë kohë, atëherë do ta pranonte me kënaqësi, pasi është diçka pozitive.
“Kjo është diçka e bukur dhe shpresoj të ndodh. Njerëzve u duhet më shumë argëtim dhe jo politikë”.
I pyetur për jetën private, ai ka thënë se ende nuk ka diçka të re, por që nëse do të ketë një ditë vajzë, atëherë do t’ia lë emrin Mara.