Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Menuja tradicionale e Vitit të Ri, çfarë s’duhet t’ju mungojë në tryezën e ndërrimit të viteve

nga Revista Kosovarja

Darka e Vitit te Ri ne vendin tonë, është një nga ato festa e cila mbledh pranë tryezës të gjithë familjen, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Gjyshet tona dhe me pas nënat, gatuanin një ditë të tërë për të ngrënë më pas 3 apo 4 dite radhazi.  

Mbi artikull

Me poshtë po ju japim një menu tradicionale të kësaj feste. Edhe pse tradita ka ndryshuar pak pas viteve ’90, themelet kane ngelur po ato!

Antipasta ose pjata e parë

Pjate mikse– nuk mund të mungoje ne tavolinat me tradicionale një pjatë e përbërë nga patate të skuqura, djathi i bardhe, speca gogozhare (turshi), vezë të ziera etj, të gjitha këto të vendosura bukur.

Moneytizer Paragrafi 4

Saganaqi – djathë dele kaçkavall i lyer me miell dhe i skuqur nga të dyja anët (ose i pjekur në furre ne tave balte)

Qofte me mish te grire dhe Kroketa me patate – mund te realizoni një pjate mikse, te përbëre nga qofte dhe kroketa me madhësinë e një arre, dhe mbase te vendosni nje kruajtse dhëmbësh mbi secilën prej tyre.

Miks proshuta dhe djathëra – për tavolinat me tendence me perëndimore. Mund te bashkoni 3­4 lloje djathërash dhe proshutash duke i shërbyer në mënyrë të këndshme.

Sallata

Sallata ruse – është mbretëresha e tavolinës së Vitit te Ri! Në Shqipëri, përgatitet duke shtuar edhe rrepa te kuqe (ndryshe nga receta tradicionale), e cila i jep një ngjyrë mjaft festive.

Sallatë patatesh me kos dhe qepe te njoma – edhe kjo sallate me një shije mjaft delikate, përgatitet me pak majoneze dhe pak kos te trashe grek.

Pjata e dytë

Përshesh me gjel deti – i cili vështirë të mungojë në çdo tavoline! Sipas traditës së çdo vendi, mund ta përgatisni me miell gruri (kulaç) apo miell misri (buke misri).

Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me salce dhe garniture) – për ato familje që duan te devijojnë paksa nga shija tradicionale e këtij shpendi te shijshëm.

Fileto gjel deti me kërpudha – për te mos u renduar shume për festa, kjo është pjata e dyte qe ne ju propozojmë.

Kofshe qengji me patate – për të gjitha familjet që nuk e preferojnë shijen e gjelit te detit

Ëmbëlsira 

Bakllava – qëndron në krye të listës së ëmbëlsirave së bashku me:

Kadaif me arra

Shëndetlie me mjaltë.