E bukur, impresionuese dhe e pa ngatërrueshme për shkak të tipareve të veçanta që posedon.
Kjo është Meridona Qallakaj, bukuroshja 25 vjeçare nga Deqani, që jeton në Prishtinë, e që çdo ditë e më shumë po bënë emër në botën e modës.
Rrugëtimi i saj si modele ka nisur në moshën 20 vjeçare, me synimin që të arrijë majat e suksesit në këtë fushë.
Modelja që njihet për sharm e elegancë, Meridona Qallakaj, ka marrë pjesë në shumë sfilata mode dhe është zgjedhur “Miss Illyria”.
E bukura e dheut, thotë se ndihet e kënaqur me punën që bënë dhe që rrugëtimi i saj nuk do ketë të ndalur.