Mbrëmë Meritoni dhe Rikja kanë debatuar ashpër.
Kjo e fundit i është drejtuar me fjalët “ti je femër. Nuk ke atribute. Të mijat peshojnë më shumë”.
Pas këtyre fjalëve, Meritoni hoqi rripin e pantallonave që kishte veshur dhe thotë para banorëve të shtëpisë “a doni të ua dëshmojë sa jam burrë?”.
Pas kësaj ka patur debate të shumta e me tone të larta, ndërkaq Rikja ka shpërthyer në lot.
Kërkim faljen e tij pas një kohe Rike e ka ‘pranuar’ me një ‘në rregull’.
Sot në Prime ai ka kërkuar falje sërish, duke thënë “i kërkoj falje secilës familje shqiptare për këtë gjest aspak të bukur”.
Më pas ai duke dashur të justifikoj veprimin e tij ka thënë “por edhe ne jemi shqiptar dhe e kemi gjakun e nxehtë”.