Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Merkel: Pandemia e koronavirusit do të tejkalohet më shpejt nëse punojmë së bashku

nga Revista Kosovarja

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se pandemia e koronavirusit do të tejkalohet më shpejt nëse bota punon së bashku në luftimin e saj.

Mbi artikull

Ajo ka shtuar se është e nevojshme të shihet nëse proceset e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të përmirësohen.

“Jam e bindur se do ta tejkalojmë këtë pandemi. Sa më tepër të punojmë së bashku ndërkombëtarisht, aq më shpejt do t’ia dalim kësaj”, ka thënë Merkel në një video mesazh në takimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “OBSH-ja është institucion legjitim e global, ku bashkohen të gjitha temat. Ky është rasti që ne duhet të vazhdojmë të shikojmë se si mund të përmirësojmë më tej funksionimin e saj”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]