Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Merkel pritet të largohet nga politika

nga Revista Kosovarja

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani do të zhvillohen më 26 shtator 2021, vendosi qeveria, ndërsa pritet tërheqja e kancelares Angela Merkel nga politika.

Zëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz prezantoi datën, të cilën presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier duhet ta nënshkruajë.

Merkel ka premtuar se nuk do të të kandidojë më pas katër mandateve, duke e lënë të hapur drejtimin e ardhshëm të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer kishte propozuar 26 shtatorin si datë zgjedhjesh javën e kaluar, pas bisedimeve me 16 shtetet e vendit dhe me partitë e përfaqësuara në Bundestag, i cili zgjidhet çdo katër vjet.

Moneytizer Paragrafi 4

Në Europë ekziston frika se dobësimi i fuqisë së Merkelit mund të shkaktojë probleme për komunitetin, sepse Angela Merkel është peshë e rëndë në BE.

Angela Merkel është kritikuar ashpër për politikën e saj ndaj refugjatëve, por minutën e fundit ajo mundi të bënte bashkë BE-në dhe Turqinë për arritjen e një marrëveshje për refugjatët, duke ulur presionin e krijuar për këtë temë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]