fbpx

Mes Borës dhe Megit, kë zgjedh opinionistja e “Për’puthen”?

nga Revista Kosovarja

Për’puthen” është padiskutim një ndër emisionet më të ndjekura të dashurisë, ku djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta.

Ndërkohë që ka qënë shoqëruesi më i mirë i pasditeve në Top Channel, nga e hëna në të premte, programit i ka ardhur fundi për këtë sezon, i cili është moderuar nga Megi Pojani, e shoqëruar nga tre opinionistët, Neda Balluku, Aulona Musta dhe Kastro Zizo.

Ditën e sotme tre opinionistët janë gjendur para disa pyetjeve nga ana e publikut, të cilët kanë dhënë përgjigjet e epike për rrugëtimin e këtij sezoni.

Një nga pyetjet e dërguara nga publiku që i është drejtuar Nedës kishte të bënte me faktin se cilën nga drejtueset e programit, mes Borës, Megit dhe Orës, ajo do të zgjidhte.

“Më mirë me Orin, Borën apo Megin?”, ishte pyetja e bërë nga ana e publikut.

“Më mirë me Megin. Në radhë të parë mendoj se jemi bërë një skuadër me kompakte. Mendoj që kemi qenë një skuadër, të gjithë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri por jemi përputhur shumë mirë”, është shprehur Neda.

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]