Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mes dhimbjes dhe kujtimeve – bashkëshorti i Linda Imamit i thotë lamtumirë

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta moderatorja e njohur Linda Imami.

Mbi artikull

Ndarja e hershme nga jeta e moderatores së njohur Linda Imami, ka prekur thellë miqtë, familjen dhe gjithë ata që e njohën.

Bashkëshorti i saj, Ata Arikfidan, ka reaguar në rrjete sociale publikoi me një mesazh emocional, duke shprehur dhimbjen dhe dashurinë e përjetshme për gruan e tij.

Ai shkruan:

Moneytizer Paragrafi 4

“Gruaja ime e dashur, Sot të përcolla drejt përjetësisë…

Vitet më të bukura të jetës sime i jetova me ty. Më dhurove dy fëmijë të mrekullueshëm. Do të vazhdojmë gjithmonë me energjinë tënde. Rri e qetë, zemra jote është në duar të sigurta.

Buzëqeshja jote, zëri yt, gëzimi yt, ajo energji e jetës që ndriçonte rrethinën tonë dhe mbi të gjitha prania jote… janë ende brenda meje.

Miqësitë që krijove dhe vlerat që solle në jetën tonë, na kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë.

Fli e qetë, Linda ime. Të kam dashur shumë dhe do të të dua gjithmonë.
ATA”.

Ky dedikim prekës ka ngjallur shumë reagime dhe ngushëllime nga miq, familjarë dhe ndjekës, të cilët kujtojnë buzëqeshjen, energjinë dhe shpirtin e gjallë të Lindës.

Ikja e saj e parakohshme ka lënë pas një boshllëk të madh, por kujtimi për të do të mbetet i gjallë tek ata që e kanë njohur dhe dashur.

Ngushëllime!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]