Tenori i famshëm shqiptar Ramë Lahaj festën e Fitër Bajramit po e feston në vendlindjen e tij në Istog.
Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjete sociale.
Ai ka publikuar një imazh krahë së ëmës e cila ishte sëmurë.
“Mes shumë vuajtjesh e sëmundjesh, por edhe sakrificave jetësore, plus një vit në izolim për shkak të Covid-19, nëna ime ia doli të festojë dhe këtë Bajram”.
“E unë, si gjithmonë provoj me çdo kusht t’i qëndroj besnik takimit tonë tradicional të kafës së Bajramit. Miq, urime ju e më të dashtunve tuaj Bajramin. Veç gëzime paqi”, ka shkruar ai.