Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mesazhi i presidentes Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç aktit të njohjes, të premten në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Mbi artikull

Presidentja në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ecën përpara duke fituar miq.

“Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, shkruan ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]