Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mësimi online, sot nis edhe në gjuhën turke e boshnjake

nga Revista Kosovarja

Në kuadër të procesit të zbatimit të mësimit në distancë për nxënësit kosovarë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se nga e sot do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore edhe për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake.

Mbi artikull

Sipas MASHTI, prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5.

“Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5. Këto materiale mësimore do të transmetohen edhe përmes ueb faqes zyrtare https://emesimi.rks-gov.net, përmes së cilës shkohet në kanalin e MAShTI-t në Youtube edhe ne gjuhet turke dhe boshnake. MAShTI iu uron të gjithë nxënësve mësim të këndshëm dhe shumë shëndet, dhe kërkon nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca”, thuhet në njoftim

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]