fbpx

Mësoni si truri pengon përpjekjet tuaja për dobësim

nga Revista Kosovarja

Mbipesha dhe çdo përpjekje për të humbur kilogramët e tepërt kanë një ndikim të fortë në tru.

Sa herë që nisni një dietë, ose në momentin kur nuk merrni energjinë e nevojshme për trurin nga ushqimet, do të përjetoni dobësi, uri, depression, lodhje dhe dhimbje koke.

Truri Dhe Mbipesha
Ekspertët thonë se pesha e trupit rregullohet nga truri dhe mos u habisni nëse truri dhe trupi kanë ‘mosmarrëveshje’ nëse ndërmerrni hapat e gabuar drejt rënies nga pesha.

Arsyeja përse njerëzit nuk arrijnë të humbasin në peshë është pikërisht kjo përplasje mes trurit dhe trupit.

Në momentin që pesha pëson luhatje të mëdha, truri do të ndërhyjë dhe do të synojë rikthimin e peshës që percepton si idealja.

Le ta krahasojmë procesin me atë të termostatit.

Kjo pajisje vendoset në shtëpitë tona për të matur temperaturën dhe na ndihmon ta rregullojmë sipas nevojës.

Termostati i trurit njihet si hypothalamus që aktivizon disa reagime fiziologjike dhe sjelljeje për të ruajtur temperaturën e brendshme të trupit.

Për shembull, kur keni ftohtë, mund të keni të dridhura e kështu do të nxitoni të visheni.

Truri i mat depozitat dhjamore duke përdorur leptinën, një hormon që lëshohet në gjak.

Truri rregullon vetë sasitë e hormonit që të përputhen me dpozitat dhjamore.

Ai është i mësuar me to dhe nuk kërkon të ndryshojë.

Në momentin që njeriu nis të humbasë në peshë, nivelet e leptinës bien dhe dërgojnë një sinjal në tru duke kërkuar ndihmë për rikthimin e depozitave dhjamore.

Truri reagon duke nxitur urinë dhe duke bërë çdo ushqim që ju shohin sytë krejt të parezistueshëm.

Edhe nëse jeni në dietë, truri ju bind që të hani pak më tepër nga ëmbëlsira apo petullat që ju pëlqejnë.

Dëshironi Të Humbisni Në Peshë? Bindeni Trurin
Nësë dëshironi të keni bashkëpunimin e trurit në përpjekjet për të humbur në peshë, niseni misionin tuaj ngadalë.

Nisni të konsumoni më shumë ushqime të papërpunuara, me pak kalori e me shumë vitamina.

Duke ngrënë drithëra, fruta, perime, arrorë e peshq, truri do të mësohet me një regjim të tillë në mënyrë të ngadaltë por të qëndrueshme dhe mbi të gjitha nuk do të sabotojë përpjekjet tuaja.

Veç të tjerash, ju duhet të kryeni sa më shumë aktivitet fizik, të mbani nën kontroll stresin dhe të flini sa duhet.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]