I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë Mevlan Shaba, ku njihet si një nga këngëtaret më të komentuar shqiptar dhe personazh televiziv, i cili kishte marr pjesë në emisionin “Për’puthen”.
Momentalisht ai është një figurë shumë e klikuar për shkak të lidhjes që ka pasur me Livian, e cila tani është pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Në këtë format, kjo ngjarje e shkuar mes tyre, është përmendur disa herë për shkak të disa dinamikave që kanë ndodhur. I pyetur nëse do të bëhej pjesë e BB VIP 4, ai u shpreh:
“Unë kam pasur shumë dëshirë me thënë të drejtën. Nuk e di në këtë pikë të lojës sa do t’ja vlente sepse edhe lojtarët kanë marrë pozicionet e tyre. Dihet që janë disa personazhe drejt finales dhe nuk e di sa do të më shërbente kjo hyrja ime. Kur them jo, më qan shpirti. Nuk e di”.
Tek rubrika “Big Love”, Livias i erdhi një mesazh në emër të Melos, ashtu siç ajo e thërret Mevlanin. Në rrjet u diskutua shumë nëse ishte ai që ja ka nisur apo jo, ai u përgjigj:
“Mendoj që do të ishte mirë që kjo histori të mos përmendej fare aty brenda, por banorët shohin lajmet e showbiz-it se çfarë ndodh dhe sigurisht që do t’ja përdornin këtë gjë Livias. Mua nuk më pëlqen aspak me thënë të drejtën sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo çfarë ka ndodhur jashtë. Është e gabuar sepse lëndohen njerëzit” tha ai.